Coding with Scratch

Sep 27, 2021

Scratch është një gjuhë programimi vizuale e krijuar nga MIT (Massachusetts Institute of Technology) Media Lab në ShBA. Me anë të Scratch fëmijët mund të zhvillojnë lojëra, animime, projekte me histori interaktive në mënyrë  të pavarur. Përmes këtij moduli fëmijëve do t’ju zhvillohen aftësitë e tyre problem-zgjidhëse, puna në grup, të menduarit kritik, aftësitë e komunikimit të ideve, dhe kreativiteti duke fokusuar në modelimin dhe egzekutimin e zgjidhjes së sfidave. Nëpërmjet Scratch, fëmijët do të mund të ndërveprojnë me kompjuterin si dizenjues dhe krijues, jo më vetëm si konsumator. Në këtë mënyrë ata do arrinë ti lidhin shkencat kompjuterike me fushat e tyre të interesit dhe do jenë në gjendje të marrin më të mirën e teknologjive që i rrethojnë. Nëpërmjet Scratch, fëmijët do të prezantohen në mënyrë argëtuese me kodimin, i cili sot në epokën dixhitale konsiderohet si shkrim-lexim, dhe një aftësi që do ti ndihmoj fëmijët të shkëlqejnë në cdo fushë që do të zgjedhin në të ardhmen.