Me botën e cila po përparon drejt shekullit 21, programimi është bërë një pjesë e pandashme e jetëve tona. Me platformën e re dixhitale ICTSlab sjell klasat online të kodimit për të gjithë fëmijëve e grupmoshës 10-15 vjeç në një mënyrë efektive dhe argëtuese. Klasat tona të kodimit janë ndërtuar në atë mënyrë që tu sigurojnë fëmijëve akses në njohuri dhe aftësi themelore të programimit, duke ushqyer tek ata besueshmëri në një botë dixhitale.

Programi përmban 12 muaj klasa kodimi prej 60 minutash 2 herë në javë përgjatë një viti të plotë.  Regjistrime video dhe slide që shkarkohen për çdo klasë mbështetur një një kurrikulë gjithëpërfshirë dhe të mirëstrukturuar, konsultim të drejtpërdrejtë me mësuesit gjatë orëve të punës, komunikim direkt me to, një staf mësuesish shumë të kualifikuar dhe me eksperiencë të gjerë, raporte të ecurisë mujore dhe certifikime individuale është ajo çfarë kjo klasë siguron për fëmijët tanë.

Klasat e radhës

Cyber4Kids

Kids in Cybersecurity është një program shumëdimensional i zhvilluar nga Google, me qëllim pajisjen e fëmijve të moshës 7-14 vjec me aftësitë e nevojshme për të qenë të sigurt dhe të kujdesshëm gjatë përdorimit të internetit.

Thunkable

Thunkable  është një platformë me të njëjtin koncept zhvillimi, por është shumë më miqësore me gjuhën e folur (anglisht) duke e lehtësuar punën e një zhvilluesi i cili i ka fituar njohuritë bazë nga MIT App Inventor.

Web Development 2

Gjatë këtij kursi, të rinjt do të mund të thellojnë njohuritë e tyre në hapësirën e zhvillimit e websiteve, aplikacioneve dhe lojërave në web si dhe të jenë të aftë ti krijojnë këto faqe web në mënyrë të pavarur.