ICTSlab – A creative & Innovation learning space

ICTSlab është qendër rajonale e inovacionit, laborator multifunksional me fokus Edukimin jo formal e cila ka në target përgatitijen e të rinjëve për sfidat e shekullit 21. Është themeluar në Tiranë si një fryt i eksperiencës së suksesshme disa vjecare të kompanisë ICTSmedia si dhe mbështetjes së Shoqatës mbarëkombëtare të Teknologjisë ALBICT.
 
Kjo qendër është e mbështetur nga një sërë organizatash ndërkombëtare, rajonale dhe lokale, kompani aktive në fushën e ICT-së, Telekomunikacionit, sektorit bankar dhe Institucioneve akademike, bart në vete një eksperiencë 10 vjecare suksesi dhe vjen si vazhdimësi e strategjisë afatgjatë e shtepisë botuese ICTSmedia dhe grupit Albvision me misionin e ndryshimit pozitiv të imazhit shqiptar kudo në botë, përmes promovimit të sistemeve më të avancuara të edukimit, ngritjes së vëmendjes dhe rëndësisë ndaj Teknologjisë në përmirësimin e jetës. Permes qendres ICTSlab, shtepia botuese ICTSmedia mbetet brenda vizionit te evenimentit mbarekombetare Albanian ICT Awards i cila ka per qellim aftësimit të rinjëve me njohuritë dhe përvojat më të mira ndërkombëtare, identifikimit të rasteve të suksesit dhe bërjen e tyre publike duke krijuar kështu shembuj modelesh për tu ndjekur nga të rinjtë dhe një ekosistem vlerash për të përgatitur Shqipërinë për ekonominë e së nesërmes.

Njihuni me disa nga projektet e ICTSLab dhe ICTSMedia

 

           UPSHIFT

UPSHIFT është një program që ndihmon adoleshentët dhe të rinjtë të bëhen inovator dhe sipërmarrës social duke iu ofruar mësim nga eksperienca për të kuptuar sfidat e komunitetit. Të rinjtë do të mësojnë të dizenjojnë dhe ndërtojnë zgjidhje në formën e produkteve apo shërbimeve dhe do të angazhohen në udhëheqjen e sipërmarrjeve që mundësojnë këto projekte.

Shiko me shume

              UPLIFT

Uplift eshte nje projekt rreth early-stage Start Up accelerator. Synimi i UPLIFT eshte qe te suportoje startup-et me inovatore dhe premtuese duke i mundesuar atyre workshope me eksperte nga e gjithe bota. Nepermjet UPLIFT-it, startup-et do te mesojne si te terheqin investitore, do te trajnohen rreth marketingut, menaxhimit te burimeve njerezore dhe si te permiresojne modelin e biznesit.

Shiko me shume

             ICT Awards

Ky eveniment do të mbledhë pjesëmarrës nga sektorë dhe kategori të ndryshme të TIK-ut, sikurse përfaqësues të sektorit të administratës publike, Drejtorë ekzekutiv të bizneseve të ndryshme, përfaqësues financiar, tregtues, specialist të fushës, akademikë, doktorantë, si dhe përfaqësues të tjerë të bizneseve dhe agjencive të ndërlidhura me TIK-un.                             
 
 
Shiko me shume