Politika e Privatësisë

Kjo Politikë Privatësie zbulon praktikat e privatësisë së ICTSlab dhe platformës së mësimit online virtual.ictslab.com. Sa i takon kësaj Politike Privatësie, me përjashtim nëse specifikohet ndryshe, të gjitha referencat “ICTSlab” mbulojnë edhe platformën online virtual.ictslab.com.

Çfarë informacionesh grumbullojmë nga përdoruesit?

Ne grumbullojmë informacione nga përdoruesit kur aksesojnë “ICTSlab” ose kur abonohen në shërbimin tonë të e-mail-it. Grumbullimi i informacioni mbështetet dhe është në përputhje me direktivat e ligjit nr. 9887 për Mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën së Shqipërisë në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës miratuar me propozim të Këshillit të Ministrave datë 10.3.2008.

Grumbullimi i të dhënave bëhet vetëm nëse subjekti ka dhënë pëlqimin dhe që mund të revokohet në çdo moment. Ky ndryshim reflektohet sipas detyrimeve kontraktuale nënshkruar mes palëve.

Për çfarë e përdorim informacionin e grumbulluar nga përdoruesit?

Përdorim adresën tuaj IP për të na ndihmuar të diagnostikojmë problemet me serverët tanë dhe administruar uebsajtin duke identifikuar (1) cilat pjesë të uebsajtit përdoren më shumë dhe (2) dhe nga vjen audienca. Adresat IP nuk çiftohen me asnjë informacion personalisht i identifikueshëm. Kjo do të thotë se vizitat gjurmohen, por përdoruesit mbeten anonimë.

Adresa e-mail që përdoruesit ofrojnë mund të përdoret për dërgimin e informacioneve, për t’ju përgjigjur kërkesave, pyetjeve, dhe njoftuar në lidhje me përdorimin e shërbimit.

Në rast se informacioni ndahet me palë të treta, bëhet me qëllim që të përmirësohen shërbimet dhe format e komunikimit me përdoruesit. Çdo palë e tretë e përfshirë dhe me akses në informacionin e përdoruesit për ti shërbyer qëllimit të lartpërmendur është e ndaluar të përdorë apo ndajë informacionin e përdoruesit për çdo qëllim tjetër me përjashtim të ofrimit të shërbimit tek përdoruesit tanë.

Raste të tjera ku mund të ndahet informacioni i përdoruesve me palë të treta është kur bëhet në përputhje me ligjet në fuqi, autoritetet rregullatore, proceset gjyqësore apo kërkesat e autoriteteve shtetërore. Gjithashtu informacioni i përdoruesit mund të ndahet me palë të treta për të identifikuar, parandaluar dhe adresuar mashtrimin, sigurinë, problemet teknike, ose për të mbrojtur të drejtat, pronën dhe sigurinë tonë, përdoruesve tanë apo të tjerë.

Përpunimi i të dhënave personale bëhet vetëm nëse subjekti ka dhënë pëlqimin; për përmbushjen e detyrimeve kontraktuale mes palëve, për të mbrojtur interesat jetike të subjektit, për kryerjen e një detyrimi ligjor me interes publik apo ushtrimin e kompetencave të autoriteteve.

Informacionet e Pajisjeve

Ne mund të grumbullojnë të dhëna jo-personale rreth kompjuterit tuaj, pajisjes mobile, apo pajisjeve të tjera që përdorin për të aksesuar virtual.ictslab.com të tilla si: adresa IP, informacione të vendndodhjes gjeografike, identifikues unikë të pajisjes, llojin e shfletuesit, gjuhën e shfletuesit dhe informacione të kësaj natyre. Ne e shfrytëzojmë këtë informacion për të gjurmuar aksesin në virtual.ictslab.com. Në asnjë moment nuk gjurmojmë përdorimin e sajtit bazuar në adresa IP individuale. Informacionet gjurmuese ruhen, përditësohen dhe fshihen në mënyrë periodike nga sistemet tona.

Përdorimi i Cookie

Cookie janë pjesëza të vogla informacioni që ruhen në kompjuterin tuaj, me përjashtim nëse i fshini vullnetarisht. Ne përdorim cookie për të kuptuar dhe ruajtur preferencat tuaja nëse vizitoni faqen në të ardhmen si dhe të krijojmë një panoramë të përgjithshme të trafikut dhe ndërveprimit në faqe me qëllim që të përmirësojmë eksperiencën dhe mjetet e vënë në dispozicion të përdoruesit.

Përdorimi i Email

Ne nuk do të ndajmë, shesim, ndërrojmë apo autorizojmë asnjë palë të tretë të përdorë adresën tuaj të email-it për qëllime komerciale pa autorizimin tuaj.

Aksesimi dhe Korrigjimi i Informacionit

Përdoruesit mund të rishikojnë në çdo moment informacionin e tyre personale duke u kyçur në virtual.ictslab.com dhe të vizitojnë faqen e profilit. Në rast paqartësie, përdoruesit mund të na kontaktojnë në [email protected] dhe të kërkojnë akses, korrigjim dhe fshirje të çdo informacioni personal ofruar tek ne. Në disa raste fshirja e informacioneve personale mund të jetë e pamundur nëse kërkesa është në shkelje të ligjeve në fuqi, të dhënave kontraktuale nënshkruar mes palëve apo të pamundësojë përdorimin e shërbimit.

Mbrojtja e Informacionit

Për të parandaluar aksesin e paautorizuar, ruajtur saktësinë e të dhënave dhe siguruar përdorimin e sigurte të informacionit që grumbullojmë nga përdoruesit, kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur këtë informacion komercialisht. Megjithatë asnjë metodë e transmetimit të të dhënave përmes internetit, apo në formë elektrike është 100% e sigurte.

Ndryshimet në këtë Politikë Privatësie

Kjo Politikë Privatësie do të përditësohet herë pas here. Çdo ndryshim i bërë do të postohet në këtë faqe. Kjo Politikë Privatësie hyn në fuqi nga data 5 Shkurt 2022.

Informacion Kontakti

Për çdo pyetje apo koment që keni në lidhje me këtë Politikë Privatësie apo praktikat e privatësisë aplikuar nga ne, na kontaktoni në [email protected].